“Dënoj aktet e dhunës”- Shefi i OKB, Volker Turk: Shtetet duhet të angazhohen me të rinjtë! Të ndërmarrin hapa për shqetësimet e tyre
Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka dënuar aktet e dhunës dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve të ulin tensionet dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm.

Ai thekson se dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt është rruga e vetme përpara, duke kërkuar që autoritetet të angazhohen veçanërisht me të rinjtë dhe të adresojnë shqetësimet e tyre për arsimin, shërbimet publike, strehimin, koston e jetesës dhe pabarazinë.
UN Human Rights Chief @volker_turk says the mass protests across Albania, Belgium, France, Italy and Portugal are raising human rights concerns.
“I condemn all acts of violence, and call on all of those involved to reduce tensions and prevent further violence. The best and only way forward is inclusive and safe dialogue.”
https://t.co/AmTxwSsRPH
— UN Human Rights (@UNHumanRights) October 20, 2026
Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk
„Dënoj të gjitha aktet e dhunës dhe u bëj thirrje të gjithë të përfshirëve të ulin tensionet dhe të parandalojnë dhunën e mëtejshme. Rruga më e mirë dhe e vetme përpara është dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt.“
“Shtetet duhet të angazhohen me protestuesit, veçanërisht me të rinjtë, në dialog kuptimplotë, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar shqetësimet legjitime dhe themelore të të drejtave të njeriut lidhur me arsimin, shërbimet publike, strehimin, rritjen e kostos së jetesës dhe pabarazinë”