Denoncim: Vëllai më rreh dhe më dhunon psiqikisht

Një denoncim i rrallë ka mbërritur në policinë e Tiranës duke detyruar atë që të lëshojë një kërkesë padi për lëshim urdhri të menjëhershëm mbrojtjeje.
Ngjarja ka për protagonist 54 vjeçarin A.Sh., banues në Tiranë, i cili ka kërkuar ndihmën e policisë dje paradite në orën 10.00, pasi sikurse pohoi, vëllai i tij 63 vjeçar, S.Sh. që jetojnë së bashku, ka ushtruar dhenë fizike dhe psikologjike ndaj tij, shkruan noa.
Policia tha se materialet iu kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ditët e fundit ka një fluks denoncimesh në policinë e Tiranës për dhunë në familje në shkallë të ndryshme. Rastet kur burri dhunon gruan janë bërë rutinore, kurse të tilla si dhunë mes vëllezërish apo prind – fëmijë janë më të rralla, por gjithsesi nuk mungojnë në Tiranë./Indeksonline/