E Diel, 1 Nëntor 2026

Denoncoi mjekun për ngacmim seksual, dëshmia e 21-vjeçares para grupit hetimor: Kur unë hoqa pizhamet, ai u afrua, më puthi

E reja nga Korça, e cila denoncoi mjekun e spitalit rajonal Nikolla Nunka ka treguar momentet kur doktori e ka ngacmuar pas operacionit që ai i kishte bërë. 21-vjeçarja ka dhënë dëshminë e saj para grupit hetimor dhe sipas dëshmisë së saj, ngjarja ka ndodhur gjatë një vizite mjekësore pas operacionit që i ishte kryer nga doktori. E reja ka treguar momentet që pretendon se kanë ndodhur në dhomën e mjekimit, ndërsa ishte e shoqëruar nga gjyshja e saj.

“Në orën 6 u paraqita me gjyshen në dhomën e mjekimit të doktorit. Kur po hiqja pizhamet dhe mbathjet, ai u afrua pas meje dhe më thoshte: ‘Shiko sa mirë jam, kam marrë ngjyrë në fytyrë’, më pas më mori nga fytyra dhe më puthi”, ka dëshmuar ajo.

21-vjeçarja ka deklaruar më tej se doktori vazhdoi aplikimin e kremit për një infeksion vaginal, por sipas saj, lëvizjet dhe mënyra e ekzaminimit nuk ishin të përshtatshme për një procedurë mjekësore.

“Unë u shmanga kur më puthi dhe mbeta pa fjalë. Ai vazhdoi me kremin dhe më thoshte të rrija në atë pozicion. Lëvizjet e gishtave nuk ishin të duhura për një mjekim”, ka thënë ajo para hetuesve.

Pas vizitës, e reja është larguar drejt dhomës së saj, ndërsa mjeku i kishte kërkuar të paraqitej sërish për aplikimin e kremit dy herë në ditë.

Ndërkohë, ndaj mjekut Nikollaq Nunka është vendosur masa e arrestit dhe pezullimi nga detyra, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›