E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncon te dashuron per shfrytezim

Policia e Beratit deklaroi dje nisjen e nje procesi hetimor ndaj nje 36-vjecari nga qyteti i Policanit, i cili akuzohet per shfrytezim prostitucioni nga ish e dashura e tij. Burime zyrtare bene me dije se ka nisur procedimi penal ndaj Ilia Kotiut (Artan Dautaj), i cili akuzohet se ka shfrytezuar per qellime prostitucioni nje vajze 25-vjecare. Trendafile B., ka denoncuar 36-vjecarin diten e djeshme, duke akuzuar ish-te dashurin se e kishte shfrytezuar si prostitute ne Belgjike. Ata kishin vendosur te jetonin ne Belgjike, kohe gjate te ciles vajza eshte detyruar te punojne si prostitute, pa deshiren e saj. Policia vendase e ka ndaluar si emigrante te paligjshme dhe eshte riatdhesuar ne Rinas. Ndersa eshte perpjekur te lidhet me 36-vjecarin ky i fundit refuzoi qe te vazhdonin se bashku. Ne keto kushte vajza e ka denoncuar te riun, kurse policia eshte vene ne kerkim dhe do te verifikoje denoncimin nese eshte i vertete.
E.H

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›