Depozitohet ne Kuvend shkresa e opozites

Hetimi i materialeve zgjedhore dhe heqja dore nga fletet e votimit eshte kthyer tanime ne versionin zyrtar te opozites per sa i perket trajtimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 te mbetura ende si thelbi i axhendes politike.
Ne kete hetim nuk mund te perfshihen fletet e votimit qe gjenden ne kutite e fleteve te votimit ne kuptim te nenit 119 pika 3 te Kodit Zgjedhor. Hetimi i ketij komisioni do te bazohet ne shqyrtimin e te gjithe dokumentacionit zgjedhor me perjashtim te fleteve te votimit thuhet ne kerkesen e PS e cila ka sugjeruar qe Kuvendi te miratoje nje vendim te posacem per kete gje.
Nese oferta do te pranohet atehere nje komision parlamentar hetimor do te duhet te ngrihet per te keqyrur permbajtjen e kutive te materialeve zgjedhore ku perfshihen listat e zgjedhesve procesverbalet e komisioneve si dhe protokollet e mbledhjeve.
Ne pikepamjen politike hapi i hedhur nga selia roze konkretizon paralajmerimin e kreut te saj Edi Rama i cili qe nga mbledhja e fundit e Asamblese Kombetare ka bere te ditur terheqjen perfundimtare nga kerkesa per rivleresimin e fleteve te votimit.
Me teper se kaq depozitimi i draftit ne Parlament i jep nje pergjigje edhe pretendimit te shumices dhe Kryeministrit Sali Berisha per nje procedim formal nga ana e opozites ne zyrtarizmin e nje oferte e cila perndryshe eshte konsideruar si propozim politik dhe ende jashtinstitucional.