Depresioni, vetëvritet babai i policit të ekzekutuar nga Dritan Dajti
Vetëvritet me armë zjarri, Islam Duçkollari, babai i njërit prej policëve të vrarë nga Dritan Dajti më 7 gusht të vitit 2009, teksa tentonin ta arrestonin. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet tek zona e Selvisë, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet që e detyruan të kryejë krimin e rëndë. Katër oficerët e policisë, Fatos Xhani, Sajmir Feskaj, Sajmir Duckollari dhe Altin Dizdari u vranë njëri pas tjetrit në pesë minuta, nga dy pistoletat që Dritan Dajti mbante me vete mesditën e 7 gushtit 2009, teksa udhëtonte me një makinë luksoze të bardhë. Dajti ishte njeriu më i kërkuar atë kohë, pasi ishte dënuar për vrasjen e një biznesmeni dhe në mënyrë spektakolare ishte arratisur nga gjykata e Tiranës. Familjarët e oficerëve të vrarë në krye të detyrës, kanë kërkuar gjithmonë drejtësi dhe ndëshkim për njeriun që u mori jetën të dashurve të tyre. Kjo drejtësi e shumëpritur prej tyre duket se po vonon të vijë.