E Enjte, 5 Nëntor 2026

Deputetët e PD “harrojnë” mosbindjen civile/ Vetëm një grusht njerëzish protestojnë para Bashkisë

Deputetët e Partisë Demokratike duhet të ishin në mosbindje civile, por shumica e grupit parlamentar demokrat e braktisën protestën e përjavshme në dyert e Bashkisë ku kërkohet prej javësh dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj për skandalin 5D.Deputetet pjesëmarrës numëroheshin me gishtat e dorës.

Vetëm Flamur Noka, Dhurata Çupi dhe Tomor Alizoti zbatuan vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, ndërsa deputetët e tjerë munguan në bllok. Ajo që ra në sy ishte se policia kishte marrë më shume masa se ligjvënësit demokrat për mosbindje civile pasi forca të shumta kishin blinduar godinën e Bashkisë.

Përfaqësuesit e opozitës pasi mbajtën fjalimet e tyre u larguan pa zhurma dhe i vetmi  rezultat i këtij  tubimi ishte kaosi dhe rendimi i trafikut në kryeqytet për shkak të rrugëve që policia  bllokoi si rezultat i protestës së opozitës, e cila zgjati më pak se 45 minuta.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›