Deputetët e PD ndërpresin mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, Noka: Mazhoranca është e tmerruar nga flakët e karrigeve

Deputetët e opozitës kanë ndërprerë mbledhjen e Sekretariatit të Etikës.
Incidenti vjen pas vendimit të deputetëve demokratë për të ndërprerë funksionimin e punëve të Kuvendit, si një shenjë proteste për mosdakordësimin e dënimit me një vit burg të Ervin Salianjit.
Pas ndërprerjes së mbledhjes, deputeti, Flamur Noka deklaroi se socialistët janë të tmerruar.
“Ajo flaka e karrigeve i ka tmerruar, kanë hallin e karrigeve të tyre”, tha Noka.
Ai shtoi se opiozita nuk do të intimidohet dhe se do të vijojë me rezistencën kundër qeverisë./vizionplus.tv