Deputetët e PD-së takohen me tregëtarët

Një ditë pas tryezës së Partisë Socialiste me biznesin, përfaqësuesit e mazhorancës janë ndalur në terren në takime me biznesin e vogël për situatën e taksimit të tyre.
Në bashkëbisedimin me tregtarët zëvendës ministri i ekonomisë Eno Bozdo është interesuar nga afër me situatën e përballimit të taksave nga biznesi, ku tregtarët janë shprehur se janë ulur ndjeshëm taksat ndërsa kërkuan mbajtjen më tepër nën kontroll të informalitetit.
Gjatë pronocimit për mediat zëvendësministri Bozdo dhe deputetja e Partisë Demokratike Lajla Përnaska janë shprehur se politika fiskale e ndjekur nga qeveria reflektohet ehe tek biznesi i vogël, ndërsa e ka cilësuar premtim elektoral të pamundur atë të Partisë Socialiste për heqjen tërësisht të taksave për biznesin e vogël.
Një ditë më parë Partia Socialiste organizoi një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të biznesit të madh, në të cilën u shpalosën problematikat me të cilat përballet biznesi.