E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet e PD takime me perfaqesues te biznesit

Biznesi i vogël vlerëson si të pamundura premtimet e opozitës dhe kryesocialistit Edi Rama për heqjen e taksës për biznesin e vogël. Përfaqësues të këtij biznesi, gjatë takimeve me deputetët e Partisë Demokratike Florion Mima dhe Gerti Bogdani, kanë treguar se qeveria e mazhorancës së djathtë ka reduktuar në dy herë taksat gjatë 7 viteve të fundit.
Ligjvënësit demokratë gjatë bisedave me përfaqësues të biznesit të vogël janë shprehur se premtimet e opozitës nuk janë të vërteta, pasi bëhen nga njeriu që gjatë drejtimit të Bashkisë së Tiranës veçse ka rritur taksat.
Gjatë 7 viteve të fundit, qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha, përmes reformave konkrete financiare, ka mundësuar ulje të ndjeshme të taksave për biznesin e vogël. Falë këtyre reformave është mundësuar heqja e taksës së gjelbër, është ulur tarifa e pastrimit, është reduktuar taksa e tabelës, është mundësuar ulja e kontributit të sigurimeve shoqërore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›