E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët i dhanë mbështetje Projektligjit për turizmin

Deputetët në vazhdim të seancës i dhanë mbështetje Projektligjit për turizmin dhe Projektligjin për produktet e ndërtimit, ndërsa votat e nevojshme për lexim të parë nuk i mori Projektligji për investimet e huaja.

Në rend ditë janë edhe disa projektligje të tjera, si dhe propozim-vendimi i Qeverisë së për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

LDK-ja ka paralajmëruar se në këtë pikë do ta bojkotojë seancën e Kuvendit, për shkak se kandidaturat për këtë bord, i konsideron politike./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›