E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti Arben Malaj largohet nga greva

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj është larguar nga greva e urisë e Partisë Socialiste.
Deputeti ka lënë grevën natën e mbrëmshme, pas protestës së opozitës.
Malaj ka lënë çadrat për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Greva e urisë e deputetëve PS dhe mbështetësve të tyre për transparencën e zgjedhjeve në çadrat e vendosura në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para godinës së kryeminsitrisë ka hyrë në ditën e 15. Gjendja e tyre është rënduar së tepërmi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›