E Martë, 3 Nëntor 2026

Deputeti Kreshnik Çollaku për RTSH-në: Ja cilat janë arsyet që u bashkova me Berishën

Ndërsa Enkelejd Alibeaj, duke pranuar vendimin e Gjykates, i cili ka njohur si PD zyrtare atë që drejtohet nga Sali Berisha, njoftoi se nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, për sa kohë kjo parti të drejtohet nga Berisha, të tjerë deputetë kanë zgjedhur që të jenë pjesë e grupit parlamentar të PD-së dhe automatikisht pjesë e kësaj force politike.

Në intervistën për RTSH, deputeti Kreshnik Çollaku tha se është imediate për Partinë Demokratike zbatimi i një devize me dy element.

“Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të drejtën e përfaqësimit zyrtarë të PD-së e ka ish Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha. Duhet zbatuar një devizë me dy elementë: E para marrdhënia me aleatin tonë strategjik SHBA-në, të mbetet e pacënuar, si dhe duhet bashkimi i PD-së“, tha Çollaku.

Por a është pengesë për implementimi e kësaj ideje të tij fakti që Kryetari i PD-së Berisha, është i shpallur ‘non grata’ nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe?

Çollaku gjykon se po, por, sipas tij, i takon Berishës vendimi.

“Berisha duhet ti përgjigjet vetë kësaj.“, nënvizon Çollaku.

Ky i fundit përgjatë intervistës për RTSH tha se ende nuk ka komunikuar me Berishën dhe mbështetesit e tij, ndërsa zbulon për RTSH-në bisedën me Bashën, të cilin thote se e sheh dhe do ta shohë si pjesë të Partisë Demokratike.

“Basha ka peshën e vet në shtëpinë e PD-së“, tha ai.

Çollaku tha se në PD duhet të ketë vend për të gjithë, jo vetëm për mendimet ndryshe, por edhe për ato të kundërta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›