Deputeti Sula tund prangat në Kuvend, Spiropali: Seriozisht keni ardhur për të diskutuar sot?

Deputetët e Partisë Demokratike janë rikthyer sot në seancën plenare duke replikuar me ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendit, z. Taulant Balla.
Ligjvënësi demokrat Dashnor Sula zgjodhi një mënyrë krejtësisht ndryshe për të protestuar. Ai u shfaq duke mbajtur një parullë të ngjitur në këmishë, ku shkruhej “Stop dënimit politik!” dhe një palë pranga në duar.
Teksa tundte prangat në Kuvend, Sula kërkoi që të nxirret jashtë sallës Garda e Republikës.
“Zoti Sula, Garda nuk është aty dhe nuk pengon. E keni seriozisht që keni ardhur për të diskutuar sot në seancë. Ju lutem uluni”, tha kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali.
Duke folur në foltoren e Kuvendit, Sula iu drejtua kryetarit të Grupit të Deputetëve Socialistë, Niko Peleshi duke thënë: “Si ka mundësi që deklaroni që Gjykata nuk i ka hedhur poshtë masat e marra ndaj deputetëve opozitarë. Ne nuk po themi që mos ta respektojmë Rregulloren Parlamentare, por na keni dënuar pa ligj, pa rregullore, 40-60 ditë. Na dënoheshit 10 ditë, na dënoni 5 ditë, apo edhe një ditë por ju merrni vetëm urdhra dhe na dënuar pa ligj.”
/rtsh.al/