Deputeti demokrat Bledion Nallbati plagoset gjatë protestës së opozitës. Berisha e viziton te Trauma

Deputeti demokrat Bledion Nallbati është plagosur gjatë protestës së opozitës dhe është dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime bëjnë me dije se ai ka marrë goditje të rënda në kokë si dhe djegie në fytyrë.
Kryedemokrati Sali Berisha, i shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kanë shkuar në Spitalin e Traumës për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të deputetit të plagosur.
Gjatë qëndrimit në spital, ata kanë takuar edhe mjekët që po kujdesen për gjendjen shëndetësore të deputetit.
Pas vizitës, Berisha akuzoi forcat e rendit për, sipas tij, përdorim të tepruar të dhunës gjatë protestës. Ai deklaroi se efektivët nuk kishin asnjë arsye për t’u konfrontuar me protestuesit paqësorë dhe se kishin zbatuar verbërisht urdhrat.
“Efektivët janë të keqpërdorur pasi nuk kishin asnjë arsye të konfrontoheshin dhe t’i vërsuleshin me tërbim protestuesve paqësor. Kanë zbatuar verbërish urdhrat. Deputetët po merren me të shoqëruarit nga protesta pa asnjë motiv, bilanci do jetë 20 shkurti”, tha Berisha.
/rtsh.al/