E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti i PD paraqitet në SPAK, do pyetet për atentatin që iu bë në vitin 2019

Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, ka shkuar sot në GJKKO ku po mbahet procesi gjyqësor në lidhje me atentatin që iu bë kohë më parë gjatë kohës që ishte prokuror në Durrës.

Nga atentati humbi jetën shoferi i tij.

Ndoja ka hyrë në ambientet e GJKKO, ku do të pyetet si dëshmitar.

Kujtojmë se në atentatin e 2019-ës u plagos Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho i njohur edhe si Rrumi. Ndërkohë humbi jetën Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit të Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›