Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, kërkon tabela të veta të regjistrimit për Preshevën: Duhet të identifikohet me emrin e saj

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar iniciativën për ta pajisur komunën e Preshevës me tabela të veta të regjistrimit, duke thënë se Presheva, njëjtë si komunat e tjera, meriton të identifikohet me emrin e vet.
“Me këtë numër të banorëve dhe me këtë numër të veturave të regjistruara, është plotësisht e arsyeshme dhe e domosdoshme që Presheva të ketë tabelat e veta të regjistrimit, dhe jo të mbajë ato të qytetit të Vranjës. Presheva meriton trajtim të barabartë dhe simbolet e saj, përfshirë edhe tabelat e regjistrimit, të jenë të pranishme ashtu si në çdo komunë tjetër të Serbisë”, ka shkruar ai.