E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Deputeti socialist Kelvis Jahaj paraqitet në SPAK, Balluku e kishte në rrethin e vet

Deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë për qarkun e Fierit, Kelvis Jahaj, është paraqitur këtë të premte në ambientet e SPAK, ku është marrë në pyetje në kuadër të procedimit penal nr. 136.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se paraqitja e Jahajt lidhet me hetimet që po zhvillohen në dosjen ku është e përfshirë edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Procedimi penal nr. 136, i regjistruar nga Prokuroria e Posaçme, fillimisht lidhej me dyshime për shkelje të barazisë në tendera publikë, ndërsa hetimet janë zgjeruar edhe për dyshime mbi korrupsionin pasiv dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Së fundmi, SPAK ka bërë me dije se në kuadër të këtij procedimi është vendosur edhe sekuestro preventive mbi një pasuri të dyshuar si produkt i korrupsionit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›