E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë

Deputetja e pavarur australiane Ellen Hines është sulmuar të dielën jashtë zyrës së saj në Wangaratta, në shtetin e Viktorias. Ajo është dërguar në spital në gjendje kritike, ndërsa raportohet se i është amputuar njëra këmbë, sipas mediave australiane.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, konfirmoi se deputetja 65-vjeçare u godit nga një automjet dhe se një i dyshuar është ndaluar nga policia. Sipas tij, motivi i ngjarjes mbetet i paqartë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

Policia e Viktorias bëri me dije se i arrestuari është një 43-vjeçar nga Tarawinji, rreth 10 kilometra larg Wangaratta-s. Në automjetin e tij është gjetur edhe një thikë. Sipas policisë, i dyshuari u ndalua nga një kalimtar pasi doli nga makina.

Sipas raportimeve, drejtuesi i një automjeti tip “Toyota LandCruiser” fillimisht kaloi pranë politikanes dhe më pas devijoi, duke e përplasur dhe duke e zënë poshtë automjetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:35, jashtë një zyre në rrugën Murphy.

Autoritetet po hetojnë nëse bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm. Deri më tani, nuk është bërë e ditur nëse deputetja dhe i dyshuari njiheshin me njëri-tjetrin.

Hines pritet të transportohet me helikopter drejt Melburnit, për të marrë trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Deputetja përfaqëson zonën zgjedhore Indi që prej vitit 2019.

#BREAKING: Federal MP Helen Haines has been struck by a car outside her electoral office in Wangaratta.

#9News understands the Member for Indi has lost her leg in the incident, in what is believed to be a possible targeted attack.

More to come. https://t.co/sexS4tOK5A

— 9News Melbourne (@9NewsMelb) October 19, 2026

The post Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›