E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Derbi Partizani – Tirana do të luhet në stadiumin “Arena e Demave”

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Derbi mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet për herë të parë në stadiumin “Arena e Demave”.

Lajmin e ka dhënë klubi i kuq, duke njoftuar se, ndryshe nga vitet e fundit, ku derbi është luajtur në “Arenën Kombëtare”, këtë herë do të luhet në stadiumin e Partizanit.

Ndeshja Partizani-Tirana, do të luhet të dielën e 9 shkurtit, duke nisur nga ora 13:30.

Partizani vjen në këtë përballje pas dy barazimeve radhazi në kampionat dhe renditet në vendin e tretë me 39 pikë.

Në krahun tjetër, Tirana ndodhet në pozita aspak komode, siç është vendi i parafundit në renditje, me 22 pikë.

Dy përballjet e mëparshme të këtij sezoni mes dy ekipeve, janë mbyllur në barazim pa gola.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›