Derbi i Athines, vdes nje tifoz
Sporti grek perjetoi pardje nje tjeter goditje te rende, ku ka qene perseri dhuna ajo qe po ja shemton fytyren. Fatkeqesisht, ne Greqi te dyja perfundojne se bashku ne faqet e para te gazetave. Ne fund te ndeshjes Olimpiakos-Panathinaikos, e vlefshme per Kupen e Greqise, nje tifoz i skuadres se Pireut ka humbur jeten, i goditur me thike, ndersa shoku i tij ka perfunduar ne gjendje te rende ne spital, por mjeket thone se eshte jashte rrezikut per jeten. Viktima eshte nje 25-vjecar, qe eshte perplasur me tre tifoze te Panathinaikosit, ne fund te ndeshjes te fituar nga skuadra e tij, me gola te shenuar nga LuaLua, Kovacevic, Torosidis dhe Nunjez, ku si loje ishte mjaft e mrekullueshme dhe me nje poker. Atje lindi edhe zenka, qe i kushtoi jeten tifozit te Olimpiakosit. Ngjarja ndodhi ne Lutsa, nje qyteze 25 kilometra ne perendim te Athines.