E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi i Mançesterit për Arjen Roben

Arjen Roben mund të kthehet në Angli. Reali i Madridit duhet të shesë disa prej lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Pelegrini. Duke parë që operacioni për transferimin i Shnajder tek Interi është komplikuar dhe se për Van der Vart ende nuk ka oferta konkrete, ka mundësi që ish-futbollisti i Çelsit të nxirret në merkato, pavarësisht formës të mirë që ka treguar në fazën përgatitore.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marka”, në radhë për të marrë shërbimet e Robenit janë dy klubet nga Mançesteri, Junajtid e Siti. Për të patur kartonin e hollandezit, duhet paguar 20-25 milion euro. Kjo është kërkesa e Realit të Madridit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›