Derbi i Manchester-it, Guardiola kërkon fitoren: Në lojë janë

Në prag të derbit kundër United, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka dalë në një konferencë për shtyp, duke folur për rëndësinë e kësaj sfide: “Nuk është një ndeshje me eliminim direkt. Janë në lojë tri pikë. Është një ndeshje e rëndësishme për cilësinë e kundërshtarit, por ka shumë angazhime që po vijnë dhe ne do të përpiqemi të fitojmë ndeshjet tona.Është shumë më mirë të luajmë në Old Trafford ose Etihad Stadium me tifozët. Hap pas hapi ne do të hapim stadiumet në Angli, në Manchester jo akoma. Por kur zyrtarët thonë se ne mund të hedhim hapin tjetër, ne do ta bëjmë atë. Dhe kur të jetë sistemuar në të gjithë botën, tifozët do të kthehen”.