E Diel, 1 Nëntor 2026

Derbi i Milanos zhvendoset në Shtetet e Bashkuara

Interi dhe Milani do të vihen përballë njëri-tjetrit në një ndeshje miqësore, e cila do të zhvillohet më 26 korrik të Boston të Shteteve të Bashkuara. Gjigandët e futbollit italian dhe atij europian do të kalojnë përtej oqeanit për ndeshjen e radhës.

Skuadrat milaneze do të marrin pjesë në një turne me katër skuadra. Veç Interit dhe Milanit, në turneun e Bostonit do të jenë pjesëmarrëse edhe skuadrat e Çelsit të Londrës dhe Amerika e Meksikos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›