E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi i madh anglez i takon Manchesterit (Video)



Skuadra e Manchesterit ka arritur fitore të madhe në derbin kundër rivalit të përjetshëm Liverpool, me rezultat 3-1, ndeshje kjo e luajtur në “Old Trafford”.

Pjesa parë përfundoi pa gola 0-0, kurse në të dytën erdhën 4 gola. Golin e parë e shënuan “Djajtë e kuq” në minutën e 49’ nga Blind, pas 20 minutave lojë u akordua një penallti për Manchesterin dhe në gol e realizoi mesfushori spanjoll Herrera.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};

Golin e vetëm për Liverpoolin e shënoi Benteke në minutën e 84’ .

Duke menduar se Liverpool do të rikthehet në lojë, vjen kundërpërgjigjja nga transferi i ri i United, Matrial i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 3-1 në minutën e 86'.

Me këtë fitore Manchesteri ka grumbulluar 10 pikë dhe ngjitet në vendin e dytë si përcjellës i Manchester Cityt i cili ka 5 pikë më shumë./Indeksonline/

https://

https://

https://

 

 
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›