Derbi madrilen, për Luis Suarezin

Athletico Madrid është e gatshme për të rivalizuar Real Madridin në garë për blerjen e Luis Suarez. Ylli i Liverpoolit duket afër largimit nga skuadra angleze ndërsa ka futur tani në garë dy skuadrat nga Madridi.
Athletico Madrid ka para të gatshme për blerjen e Suarez pas shitjes së Falcaos për 60 milion euro te Monaco. Athletico Madrid thuhet se mund të ofroj që tani 45 milion euro për sulmuesin uruguajan.
Nëse Athletico Madrid siguron shërbimet e Suarezit, Reali thuhet se do të ndjekë sulmuesin tjetër uruguajan, Edinson Cavani./indeksonline/