E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derdhja e naftës mund të jetë natyrale

Prania e naftës në afërsi të Gjirit të Meksikës mund të mos ketë lidhje me incidentin që ndodhi në platformën e “British Petroleum”.

Komandanti i Rojës Bregdetare, admirali Thad Allen ka deklaruar se ka pasur shqetësime për tre zona të cilat kanë treguar anomali gjatë monitorimit të testit në pusin e naftës.

Pusi është mbuluar për të parë nëse rrjedhja e naftës mund të ndalet pa shkaktuar derdhje në shtratin e detit.

Nëse testi dështon, pusi do të hapet sërish dhe nafta do të rifillojë të derdhet. Disa zona detare, rreth 3 kilometra nga vendndodhja e pusit, kanë shkaktuar shqetësime tek autoritetet amerikane.

Por admirali Allen tha se nuk beson se derdhja e naftës në shtratin e detit kishte të bënte me testin e “BP”.

Rrjedhja e gazit dhe naftës mund të ndodhin në mënyrë natyrale dhe mund të ketë qenë e pamundur të zbulohen, kanë deklaruar autoritetet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›