Dërgohet me urgjencë në spital

Jesica Alba është dërguar me urgjencë në spital javën e kaluar pas dyshimit se pësoi një sulm në zemër.
Aktorja 31 vjeçare kishte qenë duke ndenjur në shtëpi me burrin e saj, Cash Warren në momentin kur filloi të kishte dhembje koke, shtangie duarsh dhe rrahje të shpeshta të zemrës.
“Mendova se po pësoja një sulm në zemër. Ishte ora 2:30 e mëngjesit dhe përnjëherë fillova të shtangem e tëra. Nuk mund ta lëvizja trupin”, tha Jessica gjatë një intervistë në emisionin, "Jimmy Kimmel Live".
Pas kësaj, aktorja u dërgua menjëherë në spital ku u konstatua se ajo vuan nga një sindromë e cili i shkakton shtangie të kohëpaskohshme por që nuk ka të bëjë me ndonjë sulm në zemër. /Indeksonline/