E Enjte, 5 Nëntor 2026

Deri në 10 mijë euro për dokumenta udhëtimi, diploma e patenta false për në SHBA, Kanada, Angli/ Kapen mjeshtrat e falsifikimit në Korçë

Në qytetin e Korçës tre shtetas kanë rënë në pranga për falsifikim dokumentesh.

Sipas uniformave blu, Thanas Sholla, Besnik Dine dhe Artur Rakipi siguronin dokumente të falsifikuara udhëtimi, identifikimi, diplomimi, leje drejtimi dhe qëndrimi për shtetas shqiptarë e të huaj me qëllimin që të udhëtonin në hapësirën Schengen, SHBA, Kanada dhe Angli.

Forcat e policisë kanë sekuestruar laboratorin, ku kryhej aktiviteti kriminal me shërbime që kushtonin nga 300 deri në10 mijë euro.

Gjithashtu janë sekuestruar qindra dokumente të falsifikuara, fotokopje dokumentesh të huaja dhe shqiptare, të dyshuara të falsifikuara, pajisje kompjuterike, makineri prodhimi dhe plastifikimi, vula, simbole, emblema të shteteve të huaja, automjete dhe shuma parash të siguruara nga ky aktivitet.

Operacioni “The counterfighters”  u finalizua pas një hetimi 5-mujor ndërsa Gjykata e Korçës ka caktuar masën  e sigurisë “arrest në burg” për tre shtetasit e ndaluar, 60, 52 dhe 57 vjeç, banues në Korçë, e me precedent të mëparshëm penal në fushën e falsifikimit të dokumenteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›