E Diel, 1 Nëntor 2026

Deschamps: “As Anglia nuk do të luajë, as ne” – Franca e sheh si të panevojshme ndeshjen për vendin e tretë

MIAMI, 18 korrik, ATSH/ Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë në prag të ndeshjes për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026 kundër Anglisë, duke pranuar se asnjëra skuadër nuk e dëshiron këtë përballje.

“Kam detyrimin ta drejtoj këtë ndeshje. Nuk është një miqësore, por një ndeshje për vendin e tretë. Lojtarët, stafi dhe unë kemi përgjegjësinë ta përmbushim këtë objektiv të fundit. Është më pak e rëndësishme se finalja. Anglia nuk dëshiron ta luajë këtë ndeshje dhe as ne. Por ja ku jemi,” u shpreh Deschamps.

Franca dhe Anglia do të përballen në Miami për vendin e tretë, pasi të dyja u eliminuan në gjysmëfinale. Deklarata e teknikut francez pasqyron zhgënjimin që shpesh shoqëron këtë sfidë, e cila zhvillohet mes dy skuadrave që kishin synuar finalen e Botërorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›