Dëshiroj të bëj seks në muzeun e Luvrit

“Pop diva amerikane Beyonce ka shpalosur për publikun një detaj mjaft interesant rreth fantazive të saj seksuale. Këngëtarja ka treguar se ëndërr e saj është që të kryejë marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e saj në Paris, konkretisht në muzeun e Luvirit”
Këngëtarja Beyonce Knowles ka zbuluar një detaj interesant rreth fantazive të saja seksuale, duke pranuar se dëshiron të ketë marrëdhënie seksuale në muzeun e Luvrit në Paris.
“Do të kisha dëshirë të bëj seks me bashkëshortin tim në muzeun e Luvrit, apo nën Harkun e Triumfit. Parisi është qytet i bukur dhe seksi”, ka deklaruar Beyonce.
Krijuesja e hitit “Love On Top” e cila ka vajzën 18-muajshe Blue Ivy me bashkëshortin Jay-Z, gjithashtu ka folur për haptazi për atë se çfarë ka nevojë kur është në shtëpi.
“E gjitha çfarë më duhet është një batanije e butë, verë e kuqe, fruta dhe muzikës R&B të viteve të 90-ta në iPod-in tim. Nuk besoj se kam nevojë për diçka tjetër”, shtoi Knowles.