E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshiroj të shfrytëzoj këtë takim të zgjeruar me ju, për të komunikuar, ndarë ide dhe filozofinë e ndryshimit, filozofinë e përmirësimit të vazhdueshëm të veprimtarisë sonë, në zbat

Dëshiroj të shfrytëzoj këtë takim të zgjeruar me ju, për të komunikuar, ndarë ide dhe filozofinë e ndryshimit, filozofinë e përmirësimit të vazhdueshëm të veprimtarisë sonë, në zbatim të programit të qeverisë e angazhimeve tona politike dhe publike.

Dëshiroj të theksoj rëndësinë e posacme që qeveria shqiptare i kushton komunikimit, por dhe motivimit në punë të dy niveleve të administratës civile, nivelit politik dhe atij civil, përgjegjës për angazhimet tona politike dhe përpara ligjit dhe publikut.

Reformat tashme te nisura ne administraten civile, nga njera ane po qartesojne gradualisht statusin mes dy niveleve të administratës dhe nga ana tjeter po hapin mundesi te reja qe se bashku te punojmë per nje qeverisje efektive, eficente, transparente, te hapur e perfshirese, ne sherbim te qytetareve dhe me pak te prekshme dhe me më pak hapësira për të prodhuar korrupsion.

Zbatimi i reformes ne administraten civile dhe ne vecanti, i statusit te nepunesit civil, po forcon qendrueshmerine e kesaj administrate. Procesi i zgjatur politik i formimit të qeverisë së re, e tronditi, por nuk e paralizoi punen e administrates civile. Treguesit kryesore te performances nuk jane demtuar, por kane vazhduar ecurine e tyre pothuajse normale.

Kjo eshte nje garanci me shume per thellimin e metejshem te kesaj reforme qe synon forcimin edhe me tej të qendrueshmerisë së administrates dhe do ta beje ate te afte, qe te vazhdoje sherbimin publik pavaresisht nga zhvillimet ne sferen politike.

Miratimi i statusit te nepunesit civil dhe zbatimi i suksesshem te tij ne lidhje me marrjen ne pune dhe ngritjen ne detyre, nepermjet nje procesi transparent dhe konkurrues bazuar ne kriteret profesionale, krijimi i niveleve te pozicionit ne administraten publike, qe nga Sekretari i Pergjithshem deri tek specialisti qe krijon premisa per karriere normale, graduale dhe te merituar ne kete administrate, krijimi dhe rritja e rolit te Komisionit te Sherbimit Civil si organ i paanshem ne gjykimin e mosmarreveshjeve dhe garant i te drejtave te nenpunesve civile, janë disa nga drejtimet në të cilat reforma e nisur ka gjeneruar suksesin e pritshëm. Po kështu, rritja e ndjeshme e pagave per te gjitha kategorite e nepunesve civile dhe krijimi I mekanizmave për lidhjen e rezultateve në punë me shpërblimin e karrierën e nëpunësit, janë një tjetër drejtim I rëndësishëm I kësaj reforme.

Qeveria qe drejtoj do te synoje konsolidimin e ketyre arritjeve dhe thellimin e metejshem te reformes ne administraten civile si komponent i rendesishem i reformave te medha institucionale. Objektivat, prirjet dhe treguesit e reformave institucionale jane nënvizuar dukshëm ne programin e Qeverise, por une do te theksoja gjithashtu se forcimi i përgjegjshmerise, përmirësimi i shërbimeve ndaj publikut dhe rritja e transparences si mjet per te reduktuar korrupsionin do te jete nje nga treguesit me te cilët do te vleresohet puna e nepunesve civile.

Thellimi i reformes institucionale do të sigurojë per të gjitha grupet e interesit gjithashtu, shanse perfitimi gjithnje e me te medha; por edhe te barabarta nga oportunitetet zhvilluese; zgjerim te te drejtave dhe mundësi te barabarta përfaqesimi e pjesëmarrjeje ne vendim-marrjen publike te te gjitha niveleve; shperndarjen e drejte te riskut te zhvillimit dhe garantimin e nivelit te pershtatshem minimal të të mirave dhe shërbimeve publike duke u fokusuar vecanerisht ne kategorite sociale ne nevoje.

II. Realizimi i ketyre reformave do te bazohet ne nje qasje komplese dhe te koordinuar ne drejtime te:

ngritjes si dhe forcimit të institucioneve pergjegjese e te specializuara per hartimin, zbatimin dhe vecanerisht monitorimin e zbatimit te politikave dhe ligjit,

forcimit të bashkeveprimit nderinstitucional duke respektuar autonomine institucionale,

thellimit te decentralizimit dhe te dekoncentrimit

forcimit të kontrollit te brendshem,

forcimit të pergjegjshmerise publike; te funksionareve dhe institucioneve nga njera ane dhe adoptimit të instrumentave per motivimin e funksionareve dhe nepunesve civile,

permiresimit të mjeteve dhe teknologjise ne dispozicion.

Procesi reformues i institucioneve do te perfshije Keshillin e Ministrave sipas ligjit qe pritet te diskutohet se shpejti ne Kuvend, ministrite si dhe institucionet e tjera qendrore se bashku me njesite territoriale te tyre. Synohet qe pergjegjesite publike te institucioneve te jene te qarta dhe te matshme, ndersa strukturat organizative t'u pergjigjen si nevojave te hartimit te politikave afatgjata te zhvillimit si dhe te zbatimit te tyre.

Institucionet do te organizohen ne struktura programuese, zbatuese dhe monitoruese. Ne kete drejtim do te jete i rendesishem, standartizimi i strukturave duke eliminuar defektet dhe deformimet qe konstatohen sot ne strukturat e ministrive dhe institucioneve te tjera qendrore.

Do te percaktohet gjithashtu me qarte sistemi i relacioneve institucionale, duke synuar permiresimin e koordinimit institucional dhe sinergjine ne hartimin dhe zbatimin e politikave. Ne vecanti, ne hartimin e politikave do te luajne me shume rol grupet ad-hoc qe synojne hartimin e politikave kur keto jane te natyres shumedimensionale. Keto grupe pune do te jene te hapura edhe per perfshirjen e eksperteve nga grupet e ndryshme te interesit. Eksperienca te tilla si ato ne fushen e decentralizimit, te Programit te Rritjes Ekonomike dhe Reduktimit te Varferise do te shtrihen edhe ne fusha te tjera te politikave dhe strategjive.

Qeveria do te rishikoje edhe rolin e detyrat e organeve territoriale te tyre si nga kendveshtrimi i shtrirjes se sherbimeve publike qeveritare ne nivele sa me prane publikut dhe perfituesve, ashtu edhe nga kendveshtrimi i koordinimit me efektiv me organet e qeverisjes vendore ne kushtet e nje thellimi te decentralizimit. Ne kete drejtim eshte per t'u theksuar se duhen shmangur mbivendosjet e funksioneve dhe kompetencave mes nivelit qendror dhe atij vendor. Niveli qendror do te perqendrohet ne hartimin e politikave dhe ne monitorimin e zbatimit te tyre ndersa ai territorial ne zbatimin e tyre dhe ne sjelljen e nevojave dhe preferencave te publikut. Nga ana tjeter qeveria do te nxise transferimin e funksioneve dhe sherbimeve tek njesite e qeverisjes vendore, struktura e te cilave siguron nje nivel pergjegjshmerie dhe transparence shume me te larte ne krahasim me ate qe krijon struktura e dekoncentruar territoriale e ministrive.

Për zbatimin e statusit të nëpunësit civil, do t'i kushtohet vemendje, konsolidimit te kategorive tashme te krijuara dhe pozicioneve te nepunesve civile dhe minimizimit te ndikimeve te interesave politike ne performancen e administrates civile, si ate qendrore ashtu edhe ate vendore. Reforma do te thellohet me tej duke u bazuar ne elementet e qendrueshmerise-profesionalizmit-motivimit-pergjegjshmerise. Do te permiresohen dhe standartizohen me tej procedurat dhe kushtet e rekrutimit, te shperblimit dhe te karrieres ne administraten civile, bazuar ne aftesine, eksperiencen dhe performancen e zbatimin te detyrave te matshme, individuale dhe te struktures, te vleresueshme periodikisht dhe me objektivitet.

Fundi i muajit Janar 2002 ka percaktuar perfundimin e periudhes se proves per nepunesit civil. Ju do ta merrni kete status ne perputhje me ligjin dhe standartet e adoptuara tashme.

Do te ripercaktohen menyrat dhe mjetet e relacioneve mes nivelit politik dhe atij civil te administrates. Per kete qellim, do te qartesohet statusi i nepunesit politik, strukturat e nivelit politik si dhe sistemi i relacioneve mes dy niveleve politik dhe civil. Kjo do të synojë, nga njera ane, realizimin e programeve politike te maxhorances qeverisese dhe nga ana tjeter, minimizimin e deformimeve te performances se administrates civile nga interesa politike. Një vemendje e vecante do t'i kushtohet rolit te sekretarit te pergjithshem ne Keshillin e Ministrave dhe ne cdo ministri si pika e lidhjes mes dy niveleve.

Pavaresisht se eshte nje organ i pavarur i emeruar nga Kuvendi, Qeveria do te mbeshtese fuqizimin e Komisionit te Sherbimit Civil ne menyre qe ai t'i sherbeje garantimit te te drejtave te nepunesve civile si dhe te zbatimit te ligjit mbi nepunesit civile ne te gjitha institucionet publike, qendrore dhe vendore, duke u mbeshtetur ne nje sistem te unifikuar standartesh dhe procedurash. Gjithashtu, Qeveria angazhohet ne respektimin e vendimeve te Komisionit te Sherbimit Civil si dhe ne marrjen e masave per adoptimin e rekomandimeve te tij

Qeveria do te rishikoje strukturat e pagave dhe shperblimeve ne pjesen tjeter te administrates publike duke synuar perafrimin e metejshem te tyre, sipas mundesive financiare qe do te kemi, me strukturen e pagave ne sektorin jo-shteteror si dhe do te rriten financimet per trajnime profesionale dhe informacione ne sherbim te nepunesve civile duke i lidhur kualifikimet profesionale me mundesite per karriere dhe pagese ne administrate. Nga ana tjeter rritja e performances se administrates civile dhe e mireperdorimit te financave publike do te jete kusht i nevojshem per rritjen e mundesive tona per paga dhe shperblime me te larta ne te ardhmen. Pervec pages baze, rendesi do te marre sistemi i shperblimeve per pune te vecante duke e lidhur ate me rezutatet e mateshme, individuale dhe te struktures, duke hequr dore nga praktika e barazise formale te perdorur deri me sot.

Parimet baze te percaktuara ne ligjin per statusin e nepunesit civil do te shtrihen, ne masen e pershtateshme dhe sipas mundesive, edhe ne institucionet e tjera publike, perfshire ato territoriale si dhe ato qe jane nomenklature e drejtperdrejt e Kryeministrit, Keshillit te Ministrave apo te ministrave. Duke përshëndetur procesin e hapur dhe transparent të rekrutimit të nëpunësve civilë në disa ministri, do të konsideroja gjithashtu të papranueshme e të dëmshme vijimin e praktikave të vjetra në këtë proces.

Per te gjitha keto, drejtorite e personelit, drejtoret dhe shefat e sektoreve si dhe te gjithe drejtuesit duhet t'i japin me shume rendesi manaxhimit efektiv te burimit njerezor si ne drejtim te standartizimit dhe pershkrimit te puneve duke i bere ato te mateshme dhe te vleresueshme ashtu edhe duke i lidhur me mire rezultatet ne pune me pagat dhe shperblimet si dhe me karrieren e cdo nepunesi. Une do te kerkoja qe te konsideronit se burimi njerezor eshte sa i rendesishem aq edhe delikat. Qeveria do te krijoje gjithashtu kushte per trainime te fokusuar ne teknikat e manaxhimit te burimit njerezor.

Une pergezoj perpjekjet e bera nga Departamenti i Administrates Publike ne drejtim te zbatimit te ligjit per statusin e nepunesit civil dhe te pjeses se saj ne kryerjen e reformave institucionale. Departamenti do te vazhdoje te kete mbeshtetjen time personale per thellimin e metejshem te ketyre reformave si dhe per kapercimin e veshtiresive, ne disa raste edhe te rezistencave subjektive qe krijohen nga ministrite. Une do te mbeshtes gjithashtu, fillimin dhe forcimin e punes se Institutit te Trainimit te Administratës publike.

Ne do te ndjekim edhe programet tashme te nisura, ne drejtimet e mesiperme, me disa donatore, vecanerisht BE, BB, UNDP, SOROS-in, si dhe me donatore te tjere bilaterale; do te kerkojme qe te rritet edhe me shume mbeshtetja e partnereve nderkombetare ne perparimin e metejshem te reformes institucionale duke mundesuar adoptimin e eksperiencave dhe modeleve me te pershtatshme ne menyre qe strukturat dhe performanca e tyre t'i perafrohet atyre te BE. Ne konsiderojmë se ecuria e reformes ne administraten publike eshte nje nga ceshtjet kryesore te procesit te hapjes dhe pergatitjes se negociatave per marreveshjen e stabilizim asocimit.

Duke ju shprehur garancine time per respektimin e te drejtave tuaja te ligjshme ju deklaroj gjithashtu se Ligji per Statusin e Nepunesit Civil nuk do te sherbeje si mbrojtje dhe garanci per te paaftit, te pamotivuarit, per dembelet dhe per te korruptuarit, pervecse si nje garanci per nje gjykim objektiv dhe te paanshem te rasteve te tilla.

Qeveria shqiptare ka marre angazhim politik dhe publik per te luftuar korrupsionin ne te gjitha strukturat ne varesi te saj, me mjete qe posedohen nga qeveria si dhe ne bashkepunim te ngushte institucional me organet e tjera te specializuara dhe te pavarura te shtetit si Kontrolli i Larte i Shtetit, Prokuroria dhe Gjykatat, me komisionet e Kuvendit perfshire ato hetimore, me Avokatin e Popullit etj.

Ne luften kunder korrupsionit ne do te vazhdojme me adoptimin e politikave dhe masave qe ngushtojne hapësiren e mundesive per korrupsion, por njekohesisht ne do te jemi te vemendshem ndaj cdo rasti individual dhe do te marrim masat tona ndeshkimore ne perputhje me ligjin dhe kompetencat qe na jep ai. Ne keto drejtime qeveria do te fokusohet ne:

Marrjen e masave përkatëse për percaktimin e formave dhe standarteve të kontrollit te brendshem te institucioneve ne varesi te qeverise si dhe te pergjegjshmerise ligjore dhe publike te te gjitha niveleve te administrates. Qeveria do te pergatise ligjin perkates per kete ceshtje dhe do te krijoje strukturat e saj ne perputhje me ate ne nivel qendror dhe territorial.

Marrjen e masave per minimizimin e fenomenit te konfliktit te interesit dhe te abuzimit me pushtetin. Per kete qellim do te forcohet kontrolli paraprak dhe i metejshem i ketyre rasteve. Do te perfundoje nje projekt-ligj i ri per deklarimin e pasurive, i cili do te rregulloje me mire kete detyrim si dhe do te ngreje institucionet per zbatimin e plote te tij. Ligji do te shtrije juridiksionin e tij si ne nivelin politik ashtu edhe ne ate civil te administrates vecanerisht ne sektoret ku administrohet pushtet, te drejta, financa dhe prona publike. Gjitashtu do te pergatitet nje ligj per Kodin Etik te nepunesve si dhe do te fuqizohen strukturat per zbatimin e tij.

Qeveria do t'i kushtoje vemendje krijimit te strukturave dhe procedurave te informimit te publikut dhe raportimit periodik, te aksesit te tij ne sistemin publik te te dhenave, lehtesimin e kontaktit te publikut me strukturat dhe permiresimin e ankimit administrativ deri ne rritjen e perfshirjes se publikut ne proceset e hartimit dhe zbatimit te politikave si dhe ne vleresimin e performances se institucionit dhe funksionarit publik. Ketu do te vleresoja nismat e Koalicionit te Shoqerise Civile kunder Korrupsionit ne drejtim te monitorimit te veprimtarise se institucioneve publike dhe asistencen qe ato po i japin qytetareve ne rastet korruptive. Njekohesisht ne do te permiresojme procedurat dhe do te rrisim mundesite e kontrollit nga publiku te vendimmarrjeve ne fushen financiare, te prokurimeve e te privatizimeve.

Qeveria do te jete e vemendshme ndaj medias investiguese dhe objektive duke qene e hapur ne dhenien e informacionit dhe duke iniciuar kontrolle efektive dhe transparente per rastet e akuzes nga ana e medias natyrisht dhe marrjen e masave ndeshkimore si edhe strukturuese per keto raste kur do te gjykojme se kemi te bejme me akuza objektive dhe te bazuara

Si kryeministër do te kerkoja mobilizimin tuaj dhe te te gjithe nepunesve civile duke shprehur njekohesisht besimin tim, ne pergjigjen tuaj positive, e mbeshtetur ne mundesine profesionale dhe ne pergjegjshmerine tuaj ligjore dhe publike per perballimin e perbashket te sfidave te zhvillimit gjate mandatit tre vjecar te kesaj Qeverie.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›