E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmitaret: Kujtuam se ishte perleshje mes bandash

Ngjarja me e rende ne historine e policise shqiptare gjate 10 viteve te fundit eshte regjistruar diten e djeshme ne plazhin e Durresit, gjate nje operacioni per vezhgimin dhe kapjen e te shumekerkuarit Dritan Dajti.

Edhe kete here Dajti ka dhene “spektakel” dhe leksion per forcat policore, qofshin keto dhe te specializuara per operacione te veçanta. Kater punonjes te grupit operacional te Drejtorise se Pergjithshme te Policise humben jeten, ndersa kishin shkuar per te vezhguar Dajtin qe pushonte qetesisht me miq ne plazhin e madh te Durresit, duke perfituar nga moria e pushuesve qe frekuentojne kete pjese te bregdetit.

Operacioni i bazuar ne pergjime, informacion te marre ne rruge operative dhe vezhgim ka regjistruar koston me te larte ne jete efektivash policore.

“A doni atlete?” Me keto fjale dyshohet se njeri prej agjenteve te policise, qe mbeti i vrare ne ngjarje, i veshur civil dhe qe hiqej si shites ambulant, i eshte afruar njerit prej njerezve me te kerkuar ne vend qe nga viti 2003, Dritan Dajtit dhe me shpejtesi i ka vene pistoleten ne koke.

Kete rrefen nje nga ambulantet qe ndodhej fare prane lokalit ne sektorin “Iliria” te plazhit te Durresit dhe qe eshte shtangur, ndersa ka pare skenen dhe zhvillimet e shpejta te saj.

Madje, sipas tij, nje tjeter pushues ne plazh ka mundur te fiksoje ne aparatin e tij celular nje pjese te mire nga zhvillimet e ngjarjes. Takimi me djalin qe e ka fiksuar nje pjese te vrasjes behet i veshtire, ndersa perreth ne te gjithe zonen ka nje prani te madhe kapuçonesh te zinj policore dhe punonjesish te tjere policie me armet gati edhe dy ore pas vrasjeve. I riu thote se as nuk behet fjale per te pare materialin dhe as qe do te ngaterrohet me kete çeshtje, ndersa ndjek ne distance si shume te tjere ate qe ndodh ne pjesen e pasme te pallatit shtatekatesh, ku mendohet se qendronte i fshehur dhe me pushime Dritan Dajti.

Nuk do te perzihet me ngjarje dhe njerez qe mund t’i rrezikojne jeten, ndersa i eshte dhene instinktit prej te riu qe te fiksoje ate qe po ndodhte. Nderkaq, specialet e policise, forcat RENEA ngrene armet, pas nje sinjalizimi ne radio. eshte ora 16.10. Dyshohet se nje nga shoket e Dritan Dajtit ndodhet i fshehur ne pallatin e ndertuar nga biznesmeni Ramadan Gugashi, perballe te cilit u zhvillua e gjithe ngjarja.

Pika gjaku neper pllakat e tij, si edhe gjurmet e nje rreshqitjeje ne themelet e mbushura me inerte dhe uje ne pjesen e pasme te pallatit ku strehohej gjate kesaj kohe Dajti, kane mbajtur ne gatishmeri forca te shumta policore, nderkohe qe kater koleget e tyre viktima jane vrare nga afer.

“Me t’i vene pistoleten ne koke kane reaguar menjehere tre personat qe ishin me te dhe kane qelluar. Atehere edhe Dajti ka nxjerre armen dhe me pas kane filluar te qellojne mes tyre e te levizin prej aty”, tregon shitesi ambulant i pijeve freskuese.

Ai tregon se polici civil qe ka shkuar i pari drejt Dritanit me atlete ne dore kishte qendruar me pare i ulur aty prane pallatit, ku ne baze te informacioneve strehohej Dajti, dhe po shiste atlete. eshte vene ne levizje, ndersa e ka pare qe eshte ulur ne lokalin ngjitur me pallatin e Gugashit.

Nderhyrja e shpejte e “ambulantit” ka marre nje kunderpergjigje te rrufeshme, ndersa agjentet e policise te perfshire ne aksion nuk kane menduar se perveç Dajtit edhe shoqeruesit e tij, Ledion Mara, i cili mbeti i vdekur, Erges Xhaxhi, 22 vjeç, si dhe nje person i trete, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur, kane qene te armatosur. Burime nga policia bejne te ditur se operacioni per kapjen e Dajtit nuk ishte parashikuar per diten e djeshme, por rrethanat dyshohet se e kane shtyre agjentin-ambulant drejt nje vendimi te shpejte, duke menduar se do ta kape ne befasi Dajtin dhe prangose duke pershpejtuar operacionin qe i ka marre edhe jeten.

Dajti me njerezit e tij leviznin me nje automjet tip “Volkswagen Touareg” me targa te huaja.

Levizjet kane qene te shpejta dhe shenjat e plumbave e provat e tjera te rendesishme per zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje jane fiksuar jo vetem prane lokalit, por ne nje rreze prej 500 metrash prej tij, ne distance horizontale, por edhe ne lartesi. Shkembimi i zjarrit qe ka nisur mes agjenteve speciale te policise dhe grupit te Dritan Dajtit eshte bere rreth ores 13.50, ne nje kohe kur plazhi ka qene i mbushur plot e perplot me pushues dhe veçanerisht ka pasur nga ata qe ktheheshin per te pushuar ne banesat e tyre a te marra me qira.

Nje femije i vogel eshte gervishtur nga nje plumb, ndersa dy te tjere, sipas pushuesve deshmitare ne vendin e ngjarjes, mesohet se jane demtuar ne kembe nga plumbat.

Jane gjetur dy radio dore dhe dyshohet se ato arrinin te lidheshin edhe me frekuencen e fshehte te sherbimit policor qe merrej me rastin “Dajti” dhe mbase kjo eshte arsyeja qe te gjithe kane qene ne gatishmeri per te kundersulmuar ne rast se policia do te mund te mberrinte deri atje ku ndodhej Dritan Dajti, njeriu me i kerkuar ne Shqiperi, qe mbeti i plagosur rende, ndersa bashke me njerezit e tij vrau kater oficere te Policise se Shtetit. Perveç te shtenave ballore, mesohet se ka pasur edhe te shtena nga mbrapa qe i kane kapur ne befasi agjentet, duke i kthyer ne viktima.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›