E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëshmitari: Grushta mes të rinjve para masakrës në Vlorë. Policia arreston pronarët e resortit

vrasjeNjë 21 vjeçar, që i ka shpëtuar mrekullisht masakrës në Vlorë, ka rrëfyer për GSH tmerrin e atyre momenteve.

Justin Mërkuri thotë se të rinjtë patën një sherr përpara se njëri prej tyre të zbriste shkallët dhe të qëllonte me breshëri.

Me sa kam parë, i gjithë sherri u bë për shkak se çunat nga Fieri po ngacmonin dy vajzat që ishin ngjitur me ta në shezlong. Njëra prej vajzave ishte edhe motra e autorit.

Më vonë pashë që erdhën dy çuna nga lart dhe filluan të shaheshin dhe më pas të goditeshin me grushta me të rinjtë nga Fieri. Pasi u zunë me fjalë dhe grushta, njëri prej djemve u ngjit lart dhe erdhi pas gati 3 ose 4 minutash. Ai kishte automatik dhe zbriti poshtë. Pastaj filloi që të qëllonte me breshëri automatiku në drejtim të çadrës ku ishin të rinjtë nga Fieri.

Pas goditjes, të gjithë nisën që të fshiheshin poshtë shezlongeve. Pashë njerëz që vraponin, ku e ku të iknin nga frika. Por disa minuta më vonë pasi kishin ikur autorët, u dëgjua edhe një e shkrepur automatiku.

Në fakt autori jo se goditi pa shënjestër. Ai erdhi dhe qëndroi mbi 6 shkallët, me anë të të cilave zbret poshtë. Mendoj se bordura ku kalonin pushuesit, që ishte e drejtë, ishte ngjitur me çadrën e të rinjve nga Fieri. Nga e goditura plumbat kanë kapur edhe bordurën, e cila bëri rikoshet dhe vrau aksidentalisht edhe viktimat e tjera, rrëfen ai.

Ndërkohë policia thotë se ka arrestuar pronarët e resortit turistik ku edhe ndodhi masakra.

Ata janë Saimir dhe Servet Qamo, 25 dhe 54 vjeç./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›