Dëshmitari: Mbi 20 të rinj të vdekur në ishull
Një dëshmitarë tha se ka parë rreth 20 të rinj të vdekur në ishullin, Utoya, por policia thotë se ende nuk ka konfirmim të saktë mbi numrin e viktimave.
Unë i kam parë me sytë e mi, rreth 2 të vdekur të cilët kishin rënë në ujë- i tha dëshmitari Reuters nëpërmjet telefonit. Ai tha se ishte nisur për në ishull me varkën e tij për të ndihmuar të rinjtë të evakuoheshin.
Policia nuk ka nxituar të japë deklarata, ndërkohë që televizioni publik ka njoftuar se agresori është arrestuar.