E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dëshpërim në Gaza/ Civilët vuajnë për bukë dhe ujë, Elon Musk ofron ndihmë

Sulmet e pandërprera izraelite në më shumë se tre javë e kanë lënë Gazën pa asnjë vend të sigurt në të gjithë territorin e saj nga veriu në jug.

Infrastruktura e shkatërruar dhe ndërprerja e ndihmave bazike po shkaktojnë katastrofë humanitare në territorin e mbipopulluar me palestinezë.

I shqetësuar për situatën, sekretari i Përgjithshëm, i OKB-së, Antonio Guterres ka thënë se numri i vitimave dhe të plagosurve është i papranueshëm.

ANTONIO GUTERRES

KREU I OKB

“Situata në Gaza sa vjen e bëhet më e dëshpëruar. Më vjen keq që në vend të një pauze të nevojshme humanitare, të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli ka intensifikuar operacionet e tij ushtarake. Bota po përjeton një katastrofë humanitare që po ndodh para syve tanë”

Sipërmarrësi miliarder Elon Musk ka ofruar rrjetin e tij satelitor Starlink të SpaceX për të mbështetur komunikimet në Gaza për organizatat  ndërkombëtare të ndihmave.

Izraeli u përgjigj se nuk do ta lejonte një gjë të tillë duke thënë se Hamasi do ta përdorte atë për aktivitete terroriste.

Vendet perëndimorë kanë mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje por me kalimin e ditëve thirrjet për ndërprerjen e bombardimeve dhe korridoret humanitare janë rritur.

Izraeli ka izoluar Gazën dhe ka vijuar pandërprerë bombardimet që nga sulmi shkatërrues i grupit islamik Hamas më 7 tetor. Të paktën 1,400 persona u vranë ditën e parë në Izrael, ndërsa numri i palnestinezëve të vdekur ka shkuar në mbi 8000 mijë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›