E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshtim i dyfishte

E plotesuar Rezoluta per opinionin e GJNDse rreth pavaresise se Kosoves e hartuar nga Bashkimi Europian dhe e perkrahur nga SHBA te cilen e ka pranuar edhe Prishtina edhe Beogradi
eshte aprovuar dje me aklamacion ne Asamblene e Pergjithshme te OKBse ne New York.
Seanca e se enjtes ne Asamblene e Kombeve te Bashkuara do te mbahet mend per nje ngjarje te pazakonshme. Mbledhja ka filluar me dy ore e gjysme vonese per shkak te kerkeses se Serbise qe delegacioni shteteror i Kosoves te largohet nga salla per shkak se Kosova nuk eshte anetare e OKBse.
Delegacioni serb ka kushtezuar pjesemarrjen ne seance me largimin e delegacionit te Kosoves. Ambasadore te Keshillit te Sigurimit dhe Kryetari i Asamblese se Pergjithshme diplomati libian Ali Abdussalam Trek kane negociuar per kete por kerkesa serbe nuk eshte aprovuar.
Presidenti Fatmir Sejdiu Kryeministri Hashim Thaci Ministri i Jashtem Skender Hyseni Zevendesministrja e Jashtme Vlora Citaku dhe keshilltaret kane percjelle deri ne fund seancen per Kosoves.
Ministri Hyseni ka deklaruar se anetaret e delegacionit te Kosoves kishin akreditime te rregullta. Ai beri te ditur se per pranine e zyrtareve kosovare ne Asamble jane ne dijeni edhe diplomate te shteteve mike perendimore. Hyseni theksoi se delegacioni i Kosoves nuk pranon te levize nga uleset edhe nese seanca duhet te shtyhet per javen e ardhshme
Keshtu edhe ndodhi. Perfaqesuesit e Kosoves nuk leshuan pe por megjithate situata u zhbllokua. Serbia u detyrua te heqe dore nga kerkesa e vet ashtu sic u detyrua dy dite me heret te terheqe rezoluten qe e kishte deponuar ne OKB para pese javesh.
Ministri i Jashtem serb Vuk Jeremic ishte i pari qe mori fjalen ne seance.
Cfare kerkon delegacioni i Kosoves ne sallen e Asamblese kur nuk eshte anetare e OKBse e pyeti Kryetarin e Asamblese.
Ali Abdussalam Trek sqaroi se zyrtaret nga Kosova jane ftuar nga SHBA Britania e Madhe Franca Gjermanise Italia dhe te tjere.
Pas kesaj seanca ka vazhduar me nje paraqitje te shkurter te Ministrit Jeremic. Ai tha se rezoluta e re eshte nje dokument neutral ndaj statusit te Kosoves. Sipas tij me kete rezolute krijohet nje atmosfere e mire per dialog por beri te qarte se Serbia nuk ka ndermend te ndryshoje pozicionin e vjeter.
Mos dyshoni se Serbia nuk do te jete edhe me tutje e vendosur. Nuk do te lodhemi sepse nuk guxojme te mos kemi sukses. Sfida te medha jane para nesh por edhe forcat tona jane te tilla ka thene Jeremic. Ai perseriti se Serbia nuk do te njohe pavaresine e Kosoves.
Qendrime te ngjashme me te kane prezantuar edhe Azerbajxhani dhe Venezuela.
Ambasadorja amerikane Rosemary DiCarlo shprehu perkrahje per rezoluten e re. Ajo tha se ky dokument i pergjigjet opinionit keshilledhenes te GJNDse.
Deklarata e Pavaresise se Kosoves nuk ka shkelur te drejten nderkombetare dhe as Rezoluten 1244. Kosova eshte nje rast sui generis. Kjo rezolute eshte ne pajtim me qendrimin dhe mbeshtetjen e SHBAse per integritetin territorial te Kosoves. SHBA eshte e gatshme qe te forcojne nje dialog mes dy vendeve ka thene DiCarlo.
Pikepamjet e Kosoves jane mbrojtur edhe nga perfaqesues te Shqiperise dhe Turqise.

Rezoluta e re
Rezoluta e hartuar ne teresi nga BE nuk permban thirrje per dialog per te gjitha ceshtjet e hapura sic kishte insistuar Serbia qe ne menyre te terthorte i referohej edhe statusit politik te Kosoves. Rezoluta po ashtu nuk permban provizionin me te cilin Serbia denonte pavaresine e Kosoves. Jane eliminuar edhe provizionet ne te cilat thuhej se statusi i Kosoves nuk eshte zgjidhur sepse me kete nuk eshte pajtuar Serbia. Gjithashtu nuk figuron me provizioni qe synonte te mbaje ceshtjen e Kosoves edhe me tutje ne rend dite te Asamblese se Pergjithshme te OKBse.
Perfaqesuesja e Larte e BEse Catherine Ashton ka deklaruar se Bashkimi Europian dhe Serbia kane arritur marreveshje qe te bashke-sponsorizojne projektrezoluten lidhur me opinionin keshilledhenes te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.
Kjo projektrezolute do te jete rezolute e deponuar nga 28 shtetet europiane. Te gjitha 27 shtetet anetare te BEse dhe Serbia do te sponsorizojne se bashku kete projektrezolute ka thene ajo ne Bruksel.
Pas debatit ne Asamblene e Pergjithshme te OKBse gjeja e rendesishme do te jete qe te filloje dialogu mes Beogradit dhe Prishtines. Ky dialog do te jete ne vetvete nje faktor per paqe siguri dhe stabilitet ne rajon ka shtuar Ashton.
Qeveria e Kosoves permes nje deklarate per media ka mirepritur projektrezoluten e re te pergatitur nga 27 vendet anetare te BEse dhe e mbeshtetur nga SHBA.
Draft-rezoluta e re e perkrahur nga te gjitha vendet anetare te BEse dhe e mbeshtetur edhe nga SHBAte eshte ne perputhje te plote me realitetin e krijuar ne Kosove dhe ne rajon. Kjo draft rezolute merr ne konsiderate mendimin keshilledhenes te GJNDse e cila ka konkluduar qarte se shpallja e pavaresise se Kosoves eshte ne perputhje te plote me te drejten nderkombetare thuhet ne deklarate.
Per me teper Qeveria e Kosoves konsideron se projektrezoluta e re hedh poshte cdo mundesi per negociata per statusin politik te Kosoves dhe ben ftese per bashkepunim ndermjet paleve me qellim te forcimit te paqes dhe stabilitetit ne rajon dhe hap perspektiven e integrimeve euro-atlantike.
Qeveria e Kosoves eshte e kenaqur qe projektrezoluta e pergatitur nga Serbia eshte terhequr nga diskutimi dhe mirepret vendimin e Serbise per te pranuar projekt-rezoluten e re te pergatitur nga BE dhe SHBA.
Duke perjashtuar mundesine e hapjes se bisedimeve per statusin Qeveria e Kosoves perkujton se gjithmone ka afirmuar gatishmerine per te bashkepunuar me Serbine si dy shtete te pavarura per ceshtje te interesit ndershteteror ne kuader te perspektives euro-atlantike.
Qeveria e Kosoves shpreh keqardhje per deklaraten publike te Qeverise se Serbise e cila ne menyre deshperuese perpiqet te krijoje keqinterpretime dhe pritje false lidhur me permbajtjen e projektrezolutes se re te perpiluar nga BEja dhe SHBAja thuhet me tej ne deklarate.
Qeveria e Kosoves shpreh perkushtimin per vazhdimin e politikes se fqinjesise se mire me te gjitha shtetet e rajonit e bindur se perspektiva e perbashket e shteteve te Ballkanit Perendimor eshte integrimi ne BE dhe NATO.
Ministri i Jashtem francez Bernard Kouchner vlereson se rezoluta e perbashket hap rrugen e dialogut ndermjet Prishtines e Beogradit qe Franca gjithnje e ka deshiruar.
Ai ka shtuar se ky dialog eshte i nevojshem per nxitjen e bashkepunimit per perparime ne rrugen kah Europa dhe per permiresimin e jetes se te gjitheve.
Sipas tij ky eshte edhe nje hap kah normalizimi i raporteve ndermjet Serbise e Kosoves.
Me tutje ne njoftimin nga zyra e tij Ministri Kouchner thekson se ka i ka uruar Presidentin e Serbise Boris Tadic arritjen e marreveshjen ka falenderuar Shefen e politikes se jashtme te BEse Catherine Ashton dhe me telefon ka biseduar me Kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci.

Opozita kosovare
Perfaqesues te partive opozitare ne Kosove kane pershendetur terheqjen e versionit te pare te projektrezolutes serbe nga Asambleja e Pergjithshme e OKBse duke thene se kjo ka ardhur nga presioni i madh qe eshte bere nga bashkesia nderkombetare.
Duke e mirepritur terheqjen rezolutes serbe nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves AAK Ahmet Isufi kete veprim te Serbise e ka cilesuar si dorezim ndaj presionit nderkombetar dhe argumenteve qe jane ne favor te Kosoves.
Terheqja e Serbise ne momentin e fundit nga rezoluta te cilen e ka parashtruar ka qene shenje e presionit qe ka bere bashkesia nderkombetare mbi Serbine dhe normalisht qe eshte pritur nje nokaut i Serbise ne OKB ose nje terheqje dhe terheqja eshte veprim i mencur i Serbise qe te integrohet ne Bashkimin Evropian ka theksuar Isufi.
Nderkaq nenkryetari i Aleances Kosova e Re AKR Ibrahim Gashi tha se ka qene e ditur se Serbia edhe perkunder kokefortesise se saj ne fund do te terhiqet dhe do te pranoje nje modifikim te rezolutes e cila do te jete me e pranuar per te dyja palet.
Nuk mund te themi se projektrezoluta eshte e pranueshme plotesisht dhe e favorshme dhe nuk i ka lene te kenaqura as palen serbe as ate kosovare. Ka qene nje trysni e bashkesise nderkombetare per te bere ate te pranueshme dhe per te dale nga ky rreth vicioz ne raportet Kosove-Serbi ka thene Gashi.

Kapitullim i Serbise
Partite e koalicionit qeveritar ne Serbi kane mirepritur pajtimin e Beogradit me BEne per rezolute te perbashket por kjo eshte sulmuar ashper nga opozita duke e cilesuar edhe si kapitullim.
Presidenti serb Boris Tadic ka vecuar nje element per tu mburrur me pajtimin e arritur me BEne. Ai thote se rezoluta nuk permban njohje te Kosoves nga Serbia.
Kompromisi nenkupton se pas vendimit te GJNDse eshte gjetur formula me te cilen hapet dialogu rreth zgjidhjeve te ardhshme e cila thirret ne Karten e OKBse dhe nuk permban njehje te pavaresise se Kosoves ne asnje menyre ka thene Tadic.
Nderkaq nenkryetari i Partise Demokratike te Serbise Slobodan Samardzic vleresoi se pranimi i Presidentit dhe Qeverise se Serbise per ta ndryshuar rezoluten mbi Kosoven eshte akt i kapitullimit para ultimatumeve te fuqive perendimore.
Me rezoluten e ketille ne Asamblene e Pergjithshme te OKBse Serbia do ta munde veten dhe popullin serb ka thene Samardzic per agjencine e lajmeve Beta.
Partia Perparimtare Serbe SNS e Tomislav Nikolicit vlereson se politika shteterore e Serbise ka pesuar debakel me pranimin e rezolutes se Perendimit. SNS akuzon pushtetin serb se ka genjyer dhe mashtruar popullin serb duke u fshehur prapa shpines se BEse. Kjo parti kerkon qe legjitimiteti i Qeverise serbe te vertetohet permes zgjedhjeve te parakohshme. Partia me e madhe opozitare ne Serbi kerkon pergjegjesi nga ata qe kane insistuar qe ceshtje e Kosoves te dergohet ne GJND dhe qe kane mashtruar opinionin duke i premtuar fitore te Serbise ne Gjykate.
SNS thote se rezoluta e re nuk siguron asnje interes nacional te rendesishem por eshte i dobishem per ata qe kane bere shkeputjen e Kosoves nga Serbia.
Edhe Partia Radikale Serbe SRS dhe Partia Serbia e Re ka adresuar kritika te ashpra ndaj pushtetit te udhehequr nga Boris Tadic.
Nenkryetari i SRSse Dragan Todorovic thote se me rezoluten e re Serbia ka pesuar nje dem historik sepse Beogradi ka pranuar te negocioje dhe te mundesoje vazhdimin e rruges se pavaresimit te Kosoves.

Rezoluta e re e sponsorizuar nga 27 shtete te BEse dhe Serbia

Asambleja e Pergjithshme

a Te vetedijshem per qellimet dhe parimet e Kombeve te Bashkuara

b Duke marre parasysh funksionet dhe autorizimet mbi bazen e Kartes se Kombeve te Bashkuara

c Duke rikujtuar Rezoluten 63/3 te dates 8 tetor 2008 me te cilen kerkohet nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise qe te jape mendimin keshilledhenes lidhur me pyetjen A eshte deklarate e njeanshme e pavaresise se Kosoves nga ana e institucioneve te perkohshme veteqeverisese ne Kosove ne harmoni me te drejten nderkombetare

d Duke pranuar me respekt mendimin keshilledhenes te GJND-se te dates 22 korrik 2010 nese shpallja e njeanshme e pavaresise eshte ne harmoni me te drejten nderkombetare kur behet fjale per Kosoven dhe pas shqyrtimit te kujdesshem te se njejtes duke perfshire edhe ceshtjen per te cilen eshte dhene mendimi

e Eshte ne dijeni per permbajtjen e mendimit keshilledhenes te GJND-se per ate nese shpallja e njeanshme e pavaresise eshte ne harmoni me te drejten nderkombetare kur behet fjale per Kosoven si pergjigje ndaj kerkeses se Asamblese Pergjithshme

f Pershendet gatishmerine e Bashkimit Evropian qe ta lehtesoje procesin e dialogut ndermjet paleve. Procesi i dialogut vetvetiu do te ishte faktor paqeje sigurie dhe stabiliteti ne rajon. Ky dialog do te kishte per qellim avancimin e bashkepunimit te realizoje avancim ne rrugen drejt Bashkimit Evropian dhe te permiresoje jeten e njerezve.

Rezoluta te cilen Serbia e ka terhequr nga OKB

Serbia Projekt rezolute

Kerkesa per opinion keshilledhenes nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise se a eshte shpallja e njeanshme e pavaresise se Kosoves ne perputhje me te drejten nderkombetare.

Asambleja e Pergjithshme

Te udhehequr nga parimet e Kartes se Kombeve te Bashkuara

Duke marre parasysh funksionet dhe autorizimet mbi bazen e Kartes se Kombeve te Bashkuara

Duke rikujtuar Rezoluten 63/3 te dates 8 tetor 2008

Te vetedijshem se nje marreveshje mes paleve lidhur me efektet e shpalljes se njeanshme te pavaresise se Kosoves nga Serbia nuk eshte arritur

Te vetedijshem per faktin se secesioni i njeanshem nuk mund te jete menyre e pranueshme per zgjidhjen e ceshtjeve territoriale

1. Eshte ne dijeni per mendimin keshilledhenes te GJNDse rreth perputhjes me te drejten nderkombetare te deklarates se njeanshme te pavaresise se Kosoves i dhene me 22 korrik 2010

2. U ben thirrje paleve te gjejne nje zgjidhje te pranueshme per te dyja palet per te gjitha ceshtjet e hapura permes nje dialogu paqesor ne interes te paqes sigurise dhe bashkepunimit ne rajon

3. Vendos te perfshije ne agjenden e perkohshme te sesionit te saj te 66 nje teme me titullin Vazhdim lidhur me opinionin keshilledhenes te GJNDse rreth asaj se a eshte ne perputhje me te drejten nderkombetare deklarata e njeanshme e pavaresise se Kosoves.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›