E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dështojnë hetimet e SPAK, GJKKO pushon çështjen ndaj Kryebashkiakut të Libohovës

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka pushuar çështjen për Kryebashkiakun e Libohovës, Leonard Hide.

Ky i fundit u hetua nga SPAK për shpërdorim detyre,  pasi gjatë detyrës së tij si shef krimesh në Policinë e Gjirokastrës ka favorizuar grupet kriminale në kultivimin e kanabisit.

Hide do të deklaronte më herët se  ai dhe Partia Socialiste nuk ishte në dijeni se po hetohej nga SPAK ndaj edhe kandidoi për të marrë postin e kryebashkiakut të Libohovës.

Parcelat me kanabis për të cilat akuzohej Hide dhe funksionar të tjerë lokal të policisë, u zbuluan gjatë një operacioni të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat dhe Prokurorisë Gjirokastër. Hide mori mandatin e kryetarit të Bashkisë së Libohovës në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e Partisë Socialiste.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›