Deshtojne ne grabitje, qellojne drejt karburantit
SHKODER - Dy persona kane tentuar te grabisin nje pike karburanti ne oret e para te mengjesit te djeshem, ne fshatin Shtoj i Ri, ne rrethin e Shkodres. Pas deshtimit te tyre kane qelluar me arme. Ngjarja ndodhi rreth ores 2:00 te dites se hene, kur dy persona, ende te paidentifikuar, te cilet udhetonin me nje automjet, qelluan drejt pikes se karburantit. Ne pamundesi per te realizuar grabitjen, personat jane larguar nga vendi i ngjarjes, nderkohe qe policia po vazhdon hetimet per identifikimin e autoreve te tentatives per grabitje. Po dje, policia e qytetit verior gjeti nje makine te braktisur, e cila dyshohet te jete vjedhur per qellime grabitjeje. Per te dy rastet kane nisur hetimet.
23 Janar 2008