Deshton gjyqi i Lul Berishes

Kryetari i trupes gjykuese per te pandehurit e bandes se Durresit me ne krye Lulezim Berishen duke qene se nuk gjeti zgjidhje nga Dhoma e Avokatise dhe Ministria e Drejtesise per ceshtjen e avokateve i drejtohet sistemit te shendetesise.
Shkak eshte bere dergimi per here te dyte nga nje pediatre e spitalit te Gjirokastres i nje raporti qe thoshte se njeri nga avokatet ka nevoje per trajtim per me shume se shtate dite te tjera.
Pergjate ketyre dy viteve avokatet kane sjelle ne gjykate raporte te shumte sipas te cilave ata kalojne shqetesime shendetesore njeri pas tjetrit. Ky gjyq po deshton pikerisht per shkak te mungeses se avokateve mbrojtes, duke e detyruar gjykaten vetem te zvarrise procesin, per te shenuar keshtu nje rekord prej 76 seancash te shtyra.