Deshton hetimi i Durres-Kukes, dhe kater komisione te tjera
Komisionet hetimore te ngritura bujshem nga Kuvendi, muaj me pare, thuajse kane deshtuar te gjithe. Pezull ka mbetur hetimi per rrugen Durres-Kukes, per pergjimet e paligjshme qe behen, per objektet qe jane dhene me koncesion nder vite apo shpenzimet e buxhetit. Puna hetimore ka ngecur te miratimi i planit te punes dhe rregulloret, tek-tuk dhe te miratimi i deshmitareve qe do te degjohen. I deshtuar eshte edhe hetimi qe nisi per rrugen Durres-Kukes, ndonese ai drejtohet nga demokrati Aleksander Biberaj. Sipas tij, pritet qe ne janar te kerkohet nje shtyrje e afatit te punes se komisionit. Pa pranuar keshtu deshtimin e tij, apo lenien ne harrese te hetimit. Biberaj pohon se hetimi eshte zvarritur nga pushimet e festat, por dhe angazhimet e tjera qe ka pasur Kuvendi. Shtyrja e afatit te punes edhe per tre muaj te tjere, pritet te kerkohet edhe per komisionet e tjera, qe jane ne te njejten gjendje. Edhe pse vijimi i hetimit nuk eshte i sigurt, per shkak te indiferences se deputeteve per te vijuar hetimin. Komisionet hetimore u ngriten ne fund te shtatorit te vitit te shkuar me premtime per zbardhjen e ceshtjeve te rendesishme.