E Diel, 1 Nëntor 2026

Deshton legalizimi i pallatevepr/ligji kthehet mbrapsht

Te tjera rreth shkrimit Reagon Shalsi Coroditje TIRANE- Hipotekimi i pallateve pa leje ne Kryeqytet po shkon drejt deshtimit. Dje eshte paraqitur per diskutim nje projekt-amendim per ligjin nr. 8402 Per kontrollin dhe disipliminim e punimeve ne ndertim. Akti ne formen e nje projektligji te kaluar edhe ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave ka te beje me hapjen e rruges per hipotekimin e disa qindra pallateve cka ka qene nje nder premtimet me kryesore te kryebashkiakut te kryeqytetit Lulzim Basha gjate fushates se tij ne maj te ketij viti. Sipas drejtorit juridik te dikasterit Iglon Peci projektligji parashikon tu jape zgjidhje perfundimtare te gjithe atyre objekteve te cileve nuk u gjendet investitori apo kompania ka falimentuar e keshtu nuk mund te hipotekohen. Ndryshimi i tij do ti hapte rrugen legalizimit te ketyre objekteve 400 prej te cileve jane te evidentuar ne Tirane.

Por Bashkia e kryeqytetit e cila nuk ka denjuar te dergoje ne Kuvend asnje perfaqesues te saj ka vene veton per kete projektligj duke cuar fjale se nuk eshte e mirepercaktuar ne kete akt zgjidhja e problematikave qe mund te hasen ne terren. Edhe pse nuk ka depozituar ne ministri asnje lloj komenti apo sugjerimi perkates mbi kete draft Bashkia ka vene ne pikepyetje formulimin e ligjit. Kete e ka pohuar para deputeteve ne rolin e nje zedhenesi te vertete te Bashkise kryetari i Komisionit Jemin Gjana. Ai ka thene se ka biseduar vete me perfaqesuesit e pushtetit vendor te Tiranes dhe ata kane shprehur shqetesimin lidhur me problematiken qe do te krijohet ne rast se miratohet ligji ne formulimin e paraqitur nga juristet e Olldashit.

Nga ana e tij drejtori juridik i MPPT-se ka replikuar duke thene se Bashkise i eshte dhene ne dispozicion projektligji por nga ky institucion nuk eshte paraqitur asnje verejtje dhe asnje sugjerim. Megjithate Gjana ka kthyer mbrapsht projektin per tu lene kohe ministrise dhe Bashkise qe te rakordojne punen per ndryshimet e mundshme.
Problemi me dosjet e 400 pallateve te Tiranes qe kane mbetur pa u hipotekuar u mendua se u zgjidh me nje Udhezim te Keshillit te Ministrave te dates 5 tetor te vitit te kaluar. Sipas Udhezimit do te mund te regjistroheshin ne menyre te rregullt objekte per te cilat nuk eshte leshuar leje per arsye te ndryshme. Pas hipotekimit te 100 dosjeve te para duket se procesi ka ngecur megjithe mnje marreveshje midis bashkise dhe MPPT dhe ministrise se Drejtesise pasi kerkohen ndryshime ne ligj. Ligji per kontrollin e ndertimeve eshte ndryshuar pese here nga te cilat kater here nga mazhoranca aktuale. Megjithate duket se ka nje mosmarreveshje te dukshme midis dikastereve dhe Bashkise qe lidhet me pamundesine e kesaj te fundit per te realizuar premtimin per hipotekimin e te gjitha ndertimeve.

Qendrimi i opozites politike ndaj ketij procesi eshte shprehur ne mbledhjet e Keshillit Bashkiak te Tiranes ku eshte theksuar se po behet mashtrim me hipotekimin e pallateve nderkohe qe kryebashkiaku Basha pranoi publikisht qe genjeu per lejet e shfrytezimit te banesave per hipotekim se nuk i ka firmosur ai pra i ka firmosur zoti Rama. Opozita ka kerkuar edhe qe Basha tu thote qytetareve te Tiranes perse ai dhe qeveria ku ka qene minister bllokuan per shume vite hipotekimin e banesave tiranase ne zyrat e qeverise ashtu sic bllokuan me keshilltaret buxhetet e bashkise per dy vjet.

Ne fakt Bashkia e Tiranes ka deklaruar nje numer shume me te vogel objektesh ndertimi te pajisura me leje shfrytezimi ne vite nga sa jane ne te vertete. Kjo del nga lista zyrtare e publikuar prej saj. Por midis listes qe ka ne dispozicion Bashkia dhe listes qeveritare ka mosperputhje shifrash.

Duke lene menjane vitet e tjera gjate vitit te fundit kur jane dhene leje qe eshte 2009-a numri i tyre ishte 25 sipas te dy burimeve por ndryshojne shifrat e tjera. Ne proces shqyrtimi qeveria njeh vetem nje aplikim nderkohe qe Bashkise i rezultojne kater te tilla. Sipas keshillit te Ministrave jane 21 ndertime qe nuk kane aplikuar per leje shfrytezimi por sipas Bashkise ky numer eshte 18.

Ne total gjate viteve del se jane dhene 682 leje ndertimi. 267 prej tyre kane edhe lejen e shfrytezimit nderkohe qe 51 te tjera jane ne proces shqyrtimi. Per 43 te tjera eshte nderprere procedura 99 jane ne proces legalizimi dhe 223 nuk kane aplikuar per te marre lejen e shfrytezimit.
Shkrimi eshte botuar sot ne Shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›