E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështon sërish Kuvendi i Kosovës, përpjekjet për një marrëveshje politike ende pa asnjë rezultat

Tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, situata politike në Kosovë mbetet në udhqkryq.

Seanca e 13  rradhazi për konstituimin e Kuvendit që u mbajt këtë të premte dështoi me të gjitha palët që vijojnë me qëndrimet e tyre të pandryshuara.

Sikurse në seancat e fundit, edhe këtë herë kryesuesi i seancës Avni Dehari, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar pas dy ditëve, të dielën në mëngjes.

Lëvizja Vetëvendosje bën me faj opozitën për bllokimin e procesit.

Ndërsa partitë e tjera kërkojnë nga Vetëvendosje të ndërrojnë emrin e Albulena Haxhiut me një porpozim konsensual për kryetar të Kuvendit.

Ndërkohë, paralelsisht vijojnë edhe diskutimet për ndonjë marrëveshje politike mes palëve megjithëse edhe një gjë e tillë deri më tani duket e vështirë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila doli e treta në zgjedhje ka refuzuar ftesën për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosje, në vend të kësaj ka kërkuar formimin e një qeverie tranzitore.

I hapur mbetet gjithashtu edhe oposioni që vendi të shkojë sërish në zgjedhje./vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›