E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton shitja e kater HEC-eve

Qeveria dështoi për herë të dytë të shesë katër hidrocentralet ekzistuese të nxjerra në privatizim. Në tender nuk u paraqit asnjë ofertë për blerjen e dy hidrocentraleve të Bistricës dhe të Ulzës e Shkopetit.

Zëvendësministri i Energjetikës Sokol Dervishaj tha se paraprakisht kanë qenë disa kompani të interesuara për blerjen e tyre, por nuk kanë paraqitur ofertë, pasi i kanë vënë disa kushte qeverisë.  

"Ne do të njoftojmë rihapjen e këtij tenderi në një kohë që do jua bëjmë më dije shumë shpejt”, tha Dervishaj.

Qeveria shqiptare ka vendosur të privatizojë katër hidrocentralet të mesme e të vogla , përkatësisht HEC-in Ulzës dhe Shkopetit në kaskadën përgjatë lumit Mat në veri të vendit, si dhe Hec-et Bistrica I dhe Bistrica II në kaskadën përgjatë lumit Bistricë në jug e vendit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›