Deshton sulmi kamikaz agjentet amerikane arrestojne nje somalez
Portland SHBA 27 nentor NOA - Nje 19 vjecar me prejardhje somaleze ka provuar te kryeje nje sulm me autobombe ne qytetin e madh amerikan Portland. Policet e kane arrestuar gjate nje ceremonie per ngritjen e pemes se Krishtlindjeve kur me nje telefon mobil po provonte te aktivizonte nje mjet te dyshuar shperthyes.
Agjentet e maskuar e kishin furnizuar Mohamed Osman Mohamud-in me pajisjen shperthyese e cila ishte inaktive. Per masen e njerezve nuk ka ekzistuar asnje rrezik njoftoi policia federale.
Ne qershor policia kishte mesuar se Mohamud kishte vendosur kontakt me nje person ne provincen veriperendimore te Pakistanit. Kjo pjese e Pakistanit konsiderohet si cerdhe e ekstremisteve.
NOA/DV