E Enjte, 5 Nëntor 2026

Detaje/ Autori i vrasjes, bashkëpronar i hotelit ku punonte recepsionisti, policia: Po bashkëpunojmë me autoritetet greke për kapjen e tij, pamjet filmike tregojnë….!

Viktima Eraldo Nevruzi dhe autori Gerald Shehu mendohet se kane pasur nje perplasje mes tyre, e cila eshte kthyer ne vrasje.

Në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.

Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit./m.j

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›