E Premte, 6 Nëntor 2026

Detaje nga aksidenti në Kuçovë/ Drejtuesi i motorit shmangu përplasjen e një fëmije por ndërroi jetë nëna e tij

Një aksident i rëndë ndodhi në fshatin Goraj në Kuçovë pasditen e kësaj të enjte.

Një motor në të cilin udhëtonin një djal 20 vjeçar, Leonard Pasho së bashku me nënën e tij është përplasur me një bordurë betoni në anë të rrugës dhe si pasojë ka mbetur e vdekur nëna, Miranda Pasho.

Burime bëjnë me dije se motomjeti është përplasur me bordurën pas manovrës së shoferit për të shmangur përplasjen e një fëmijë.

Fatmirësisht fëmija ka shpëtuar pa u prekur por ka ndërruar jetë 46-vjeçarja që ishte pasagjere në motor.

Përveç manovrës, shkak dyshohet të jetë bërë edhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›