E Diel, 1 Nëntor 2026

Detaje nga atentati në Pogradec, dyshohet se plagosja e 35-vjeçarit kishte motive hakmarrjeje

Policia ka arrestuar dy persona, për atentatin  e dështuar ndaj 35-vjeçarit Brian Syzo të hënën në Pogradec, ndërsa po ashtu dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Pas autorit Nikolla Agolli që u arrestua pak momente pas ngjarjes, në pranga ka rënë bashkëpunëtori i tij David Prifti, 30 vjeç, ndërsa Edison Agolli (vëllai i autorit) dhe Meard Berberi janë shpallur në kërkim.

Të katërt sipas policisë janë përpjekur ta vrasin Brian Syzon duke e qëlluar me armë teksa ai ndodhej në automjetin e tij të parkuar në lagjen nr. 3 të qytetit të pogradecit,

Të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim janë të gjithë me precedentë penalë.

Plumbi e preku ne këmbë Syzon duke kapur edhe një prej venave kryesore çka i rrezikonte amputimin e gjymtyrës.

Ai u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Dyshimi i policisë për motivin është hakmarrja ndaj 35-vjeçarit pasi në tetor 2025, vëllai i tij Sindi Syzo, plagosi Nikolla Agollin në një berberhane.

Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 automjete dhe 6 aparate celularë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›