E Enjte, 5 Nëntor 2026

Detaje nga atentati në Shkodër/ Gjenden 20 gëzhoja në vendngjarje, zbardhet dëshmia e 25 vjeçarit në polici

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati që iu bë mbrëmjen e djeshme në Shkodër 25 vjeçarit Alban Bruçi.

Makina e këtij të fundit, Audi A3 u qëllua disa herë me armë, por fatmirësisht nuk pati njerëz të lënduar.

Policia ka zbritur sot në vendin e ngjarjes, aty ku ka gjetur 20 gëzhoja.

Paraprakisht mësohet se autorët pasi kanë qëlluar kanë lëvizur me motor.

Të njëjtën gjë mësohet të ketë deklaruar edhe në polici 25 vjeçari.

“Ishin 2 persona me motorr, njëri prej tyre qëlloi. Nuk ia kam idenë kush mund të ketë qenë. Nuk i njoha personat në fjalë. Unë isha duke ikur në shtëpi kur më qëlluan”, tha thënë 25 vjeçari Alban Bruçi në polici.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›