E Enjte, 5 Nëntor 2026

Detaje nga atentati në Vlorë/ Viktimat vëzhgoheshin prej disa ditësh, policia kontrolle në disa banesa

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati me dy viktima në Vlorë.

Të vrarë nga breshëria e plumbave mbetën 37-vjeçari Shpati Lena dhe 34-vjeçari Haki Xhezo.

Pas ngjarjes së rëndë, policia ka intensifikuar kontrollet në qytetin bregdetar. Mësohet se uniformat blu po kontrollojnë banesat e disa personave me precedentë penalë.

Po ashtu, mësohet se janë marrë në pyetje persona të afërt me viktimat dhe që kanë pasur informacione për lëvizjet e tyre të fundit.

Gjithashtu, burime bëjnë me dije se Shpati Lena dhe Haki Xhezo të njëjtën itinerar rruge që kanë bërë sot e kanë bërë edhe ditë më parë dhe vëzhgoheshin prej ditësh nga atentatorët.

Sakaq ditën e sotme mësohet se viktimat janë nisur nga Vlora dhe dyshohej se do të shkonin në Lushnjë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›